Main » 2013 » Shkurt » 23 » Gulit: Ne fund te sezonit Mourinho te Chelsea
09:30:22
Gulit: Ne fund te sezonit Mourinho te Chelsea
Gulit: Ne fund te sezonit Mourinho te Chelsea
  • Foto nga AlbaniaBet

    José Mourinho


Reklama Vodafon
Chelsea – 23 Shkurt 2013   Ish-futbollisti holandez, Rud Gulit, është i sigurt se José Mourinho do të ulet në stolin e Çelsit në sezonin e ardhshëm. Sipas tij, trajneri portugez e ka ndarë mendjen që të largohet nga Real Madrid dhe kthimi te londinezët është opsioni më i mirë i mundshëm. "Mendoj se pas finales së Ligës së Kampioneve ai do të zbulojë vendimin e tij”, tha Gulit për 50 vjeçarin që këtë sezon po kalon shumë probleme në radhët e skuadrës madrilene. "Detyra kryesore e Rafa Benitez në këtë sezon ishte të arrinte kualifikimin në Ligën e Kampioneve me Çelsin dhe pastaj të largohej për t’i lëshuar vendin Murinjos”. "Ndjej se ai dëshironte të kthehej që pas finales së Ligës së Kampioneve të vitit të kaluar. Por pastaj Çelsi fitoi këtë turne dhe Murinjo vendosi të vepronte ndryshe. Nuk është rastësi që ai rinovoi kontratën e tij me Real Madrid menjëherë pas zhvillimit të ndeshjes mes Çelsit dhe Bajern Mynih”, ishte komenti i Gulit, i cili ka një të kaluar në radhët e londinezëve si lojtar dhe si trajner. /(e.s) albaniabet/


Category: PREMIER LIGA | Views: 254 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]