Main » 2013 » Janar » 16 » Guardiola në Premier Liga?
14:32:56
Guardiola në Premier Liga?
Guardiola në Premier Liga?
  • Foto nga AlbaniaBet

    Pep Guardiola


Reklama Vodafon
Premier Liga – 16 Janar 2013   Pep Guardiola ka konfirmuar se dëshiron të jetë menaxher në Premier Ligë. Ish-trajneri i Barcelonës dëshiron që me çdo kusht të menaxhojë një skuadër në Angli pas pushimit 1 vjeçar, njofton TheSun. "Si lojtar nuk munda ta realizoj ëndrrën time që të luaj atje”, ka thënë Guardiola. "Shpresoj se në të ardhmen do ta kem një sfidë atje por si trajner dhe dua që ta ndjej përvojën e gjithë trajnerëve dhe lojtarëve që kanë luajtur atje”, ka thënë ai. Guardiola ka thënë se Premier Liga është njëra ndër ligat më të mira në botë dhe se e ka nderin të drejtojë ndonjë skuadër në këtë ligë. "Është diçka unike që të luash në atë ligë. Dua t`i ndjej përkrahësit, natyrën, mediet, stilin e lojtarëve dhe çdo gjë tjetër”. TheSun ka njoftuar se Guardiola, 41 vjeç, dëshiron që ta menaxhojë Manchester Cityn këtë verë dhe ky vendim do ta zhgënjente Manchester United, Chelsean, Bayern Munich dhe Milanin që janë të interesuara për të. Spanjolli njoftimin e tij e bëri përmes një videomesazhi me të cilin uroi 150 vjetorin e FA-së. Ai mund t`i bashkohet rivalit të tij Mourinhos, që gjithashtu dëshiron të menaxhojë një ekip në Ligën Premier nga sezoni i kaluar. /(e.s) albaniabet/


Category: PREMIER LIGA | Views: 395 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]