Main » 2013 » Janar » 20 » Guardiola: Martinez truri i Bayern-it
11:47:29
Guardiola: Martinez truri i Bayern-it
Guardiola: Martinez truri i Bayern-it
  • Foto nga AlbaniaBet

    Javi Martinez


Reklama Vodafon
Bayern Munich – 20 Janar 2013   Gjatë kohës sa ishte në krye të Barcelonës, Pep Guardiola e kërkoi disa herë mesfushorin e Athletic Bilbaos, Javi Martinez. Por, nuk e pati në Nou Camp. Megjithatë, strategu katalan do ta ketë atë në dispozicion pasi të marrë drejtimin e Bayern Munichut nga stinori i ri. Kurse, reprezentuesi spanjoll thuhet se do të jetë futbollisti kyç i gjigantit bavarez. Javi Martinez ishte një prej objektivave kryesorë të Pep Guardiolës sa ishte në drejtim të Barcelonës. Guardiola ishte i vetëdijshëm për dëmshpërblimin e lartë që kishte Martinez, por edhe besonte se transferimi i tij nga Athletic Bilbao do të pengonte zhvillimin e një futbollisti të dalë nga akademia La Masia, bëhet fjalë për Sergio Busquetsin. Një vit më vonë dhe Guardiola do ta ketë rastin ta ketë në dispozicion Martinezin te Bayern Munich. Martinez ishte përforcimi kryesor i gjigantit bavarez i bërë në fillim të këtij stinori. Ai kushtoi 40 milionë euro, transferimi më i shtrenjtë në histori të Bayernit, dhe ende nuk e ka arsyetuar investimin e bërë. Por, ka kohë. Sipas të përditshmes sportive madrilen AS, ish ylli i Athletic Bilbaos do të jetë një prej futbollistëve kryesorë te Bayerni i Guardiolës. Kujtojmë, në mesjavë ish trajneri i Barcelonës njoftoi se ka nënshkruar kontratë trevjeçare për të drejtuar gjigantin bavarez nga sezoni i ardhshëm. Nëse dikush te Bayerni është i lumtur me ardhjen e trajnerit që transformoi historinë e futbollit, Martinezi do të jetë edhe më tepër. Ai e di se sa shumë ishte kërkuar nga Pep dhe se ish strategu i gjigantit katalan do ta aktivizojë atë në pozitën e tij të preferuar, si mesfushor qendror, para mbrojtjes, edhe pse nuk do të përjashtojë mundësinë e aktivizimit të tij edhe më prapa, nëse është nevoja. Të premten, Martinez komentoi ardhjen e Guardiolës në Munich, derisa u shpreh edhe për rolin e tij në Bayern. "Më pëlqen të luaj në mesfushë. Është një prej pozitave kryesore në ekip dhe jam mësuar të luaj këtu”. Spanjolli, anëtar i përfaqësueses së Spanjës që fitoi Kampionatin botëror 2010 dhe Euro 2012, ka marrëdhënie të shkëlqyeshme edhe me trajnerin aktual të Bayernit, Jupp Heynckes, por nuk fshehu gëzimin për ardhmen e Guardiolës. "Pasi kam mësuar se Heynckes do të tërhiqet, jam i kënaqur që Guardiola do ta zëvendësojë atë. Do të jetë mirë për mua, për ekipin dhe për Bundesligën”, deklaroi Martinez. /(e.s) albaniabet/


Category: BUNDESLIGA | Views: 506 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]