Main » 2013 » Shkurt » 8 » Granit Xhaka te Napoli?
13:45:54
Granit Xhaka te Napoli?
Granit Xhaka te Napoli?
  • Foto nga AlbaniaBet

    Granit Xhaka


Reklama Vodafon
Napoli – 08 Shkurt 2013   Napoli, toka e premtuar e shqiptarëve. Pas Behramit e Xhemajlit, presidenti Aurelio de Laurentiis kërkon të afrojë në skuadrën e tij edhe lojtarin me origjinë kosovare të Borussia Mounchengladbach, Granit Xhaka. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, që gjithsesi theksojnë se në krye të listës vazhdon të qëndrojë Obiang. 20-vjeçari me origjinë shqiptare po vuan në stolin e skuadrës gjermane pasi nuk po gjen hapësira në skemat e trajnerit Lucien Favre. Gjatë merkatos së verës me shumë mundësi ai do të largohet nga Bundesliga dhe sinjalet më të mëdha për të i japin skuadrat italiane sepse edhe Lazio nuk mbetet pas. Xhaka bën pjesë edhe në projektet e Igli Tares që e njeh shumë mirë lojtarin. Për t’u rikthyer te Napoli, merkatoja e skuadrës së Mazzarrit nuk ndalet me kaq sepse një tjetër objektiv i rëndësishëm është edhe italo-argjentinasi i Sampdorias, Icardi. Lajmin e konfirmon agjenti i mesfushorit, Abian Morato, i cili jep sinjale pozitive ndaj projektit të të kaltërve, duke theksuar se skuadra e Mazzarrit e intrigon klientin e tij. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 163 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]