Main » 2013 » Shkurt » 13 » Freguson: Real Madrid-Manchester United nuk del 0-0
10:57:40
Freguson: Real Madrid-Manchester United nuk del 0-0
Freguson: Real Madrid-Manchester United nuk del 0-0
  • Foto nga AlbaniaBet

    Alex Ferguson


Reklama Vodafon
Manchester United – 13 Shkurt 2013   Sir Alex Ferguson, trajneri legjendar i Manchester United, u shpreh para supersfidës Real Madrid-Manchester United se rezultati i vetëm që mund të përjashtohet në këtë takim është një barazim pa gola. Rezultati i mundshëm – Nuk më pëlqejnë rezultatet 0-0 në transfertat e Champions. Nuk do të ketë një rezultat të tillë në këtë ndeshje, jua garantoj unë. Do të ketë gola. Me Realin dhe Manchesterin në fushë gjithmonë ka gola. Është mëkat që ndeshemi në këtë fazë dhe jo në finale. Cristiano Ronaldo – Është i pjekur tashmë, është në kulmin e karrierës. Kur u largua nga Manchester ishte në një nivel shumë të mirë, ndërsa tek Reali është përmirësuar edhe më shumë. Ai dhe Messi janë më të mirët në planet. Është e pabesueshme se sa gola shënojnë. A mund të fitojë Manchester United Ligën e Kampioneve – Mendoj se po. E di që njerëzit thonë se nuk jemi aq të mirë sa në të kaluarën, por unë mendoj se kemi shumë cilësi në skuadër dhe lojtarë të mëdhenj. Van Persie – Po arrin nivelin e Cristianos dhe Messit, është i shkëlqyer. Deri tani ka shënuar 23 gola dhe ky fakt nuk ka nevojë për komente. Ka rritur nivelin e ekipit tonë. /(e.s) albaniabet/

Category: KUPAT E EUROPES | Views: 150 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]