Main » 2013 » Janar » 21 » Frank Lampard te Milanin?
10:36:09
Frank Lampard te Milanin?
Frank Lampard te Milanin?
  • Foto nga AlbaniaBet

    Frank Lampard


Reklama Vodafon
Milan – 21 Janar 2013   Frank Lampard mund te luaje me Milanin sezonin e ardhshem. Lojtari eshte i lire te futet ne bisedime me cdo klub lidhur me nje kontrate te ardhshme dhe sipas gazetes Mirror flitet per nje parakontrate qe lojtari ka firmosur me klubin kuqezi. Pasi ka deklaruar lamtumiren e tij nga Chelsea ne fund te ketij sezoni, Lampard ka marre shume oferta. Me e rendesishmja duket se eshte ajo e Los Angeles Galaxy, tashme ish skuader e David Beckham, por nuk eshte shume e deshirueshme nga mesfushori qe mendon te vazhdoje te luaje ne nivele te larta. Pengesa e vetme per kete transferim duket se eshte linja qe po ndjek klubi italian dhe presidenti Silvio Berlusconi, qe deshirojne lojtare te rinj dhe te talentuar, nderkohe qe Lampard eshte 34 vjec. Megjithate, anglezi ka qene per disa dite me pushime ne liqenin e Komos dhe duket se ka hedhur nje veshtrim per te pare nese mund te akomodohet ne qytetin e modes. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 460 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]