Dinamo Zagreb – 20 Janar 2013
Reprezentatuesi i Maqedonisë, Ferhan Hasani, këtë javë edhe zyrtarisht do të nënshkruan marrëveshje pesë vjeçare me ekipin e Dinamo Zagrebit. Sipas informatave nga klubi kroat, tani më janë përgatitur të gjitha detajet për transferimin e tetovarit nga skuadra gjermane Wolfsburg, ndërkohë që pritet që futbollisti në ditët në vijim të zhvilloj edhe kontrollet mjekësore.
Ndryshe për momentin nuk po potencohet pjesa financiare e këtij transferimi, megjithatë po spekulohet se transaksioni ka qenë 800.000 euro. "Bëhet fjalë për një anësor modern dhe i shpejtë. Fituam përforcim ashtu siç deshëm që do i ndihmoj shumë trajnerit tonë në të ardhmen”, tha njeriu i parë i Dinamos, Zdravko Mamiç në ueb faqën zyrtare të skuadrës. /(e.s) albaniabet/