Manchester United – 6/1/13
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lëvduar performancën e jashtëzakonshme të Robin Van Persiet që erdhi nga pankina për të shpëtuar ekipin e tij.
Holandezi shënoi golin e barazimit në fund në ndeshjen ndaj West Hamit në kuadër të FA Cup, që u garantoi Djajve ndeshjen kthyese në Old Trafford në mesjavë.
"Ai është në një moshë të pjekur tani. Ai ka sjellur pjekuri në sulmin tonë dhe paraqitja e tij pas hyrjes në lojë ishte e jashtëzakonshme”.
"Unë kurrë nuk humbas shpresat te ekipi im. Kur jeni duke humbur me rezultat 2-1 shpresoni të ndodh diqka dhe ai pasim i Giggs, ajo ndalje e topit me një prekje e Van Persiet dhe finishi ishte thjesht një aksion klasi botëror, absolutisht fantastike”, ka deklaruar Ferguson.
/(e.s) albaniabet/