Main » 2013 » Janar » 17 » Enes Azizi, portieri 18-vjeçar te Fulham
12:23:18
Enes Azizi, portieri 18-vjeçar te Fulham
Enes Azizi, portieri 18-vjeçar te Fulham
  • Foto nga AlbaniaBet

    Enes Azizi


Reklama Vodafon
Kombetarja – 17 Janar 2013   Paris SG i publikon emrin në skuadër, por tetovari shkon në Londër Portieri shqiptar Enes Azizi pritet të firmosë nesër me Fulhamin e Anglisë. Me origjinë nga Tetova, portieri 18-vjeçar është bërë futbollist në klubin e Lozanës, në Zvicër dhe ditët e fundit është përfolur për një kalim të tijin te Paris SG në Francë. Interesant është fakti që klubi parisien e ka shkruar emrin e portierit në organikën e tij, edhe pse ai nuk ka firmosur me ta. Trajneri i portierëve në akademinë e Ajaksit, Arben Kasolli, e ka rekomanduar Azizin te Fulhami, nëpërmjet një menaxheri holandez. Kasolle ka bërë të ditur se të dy do të shkojnë nesër në Londër dhe atje do të zhvillohen bisedime më konkrete. Më parë, Kasolli kishte rekomanduar te Fulhami edhe portierin e kombëtares, Etrit Berisha, i cili aktualisht është te Kalmari i Suedisë. /(e.s) albaniabet/


Category: PREMIER LIGA | Views: 516 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]