Main » 2013 » Shkurt » 22 » Eleminohet Liverpool, kalon Chelsea
09:56:08
Eleminohet Liverpool, kalon Chelsea
Eleminohet Liverpool, kalon Chelsea
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruese


Reklama Vodafon
Liverpool – 22 Shkurt 2013   Liverpool nuk ka arritur të realizojë një tjetër përmbysje historike, duke u eliminuar nga Europa League edhe pse ka fituar 3-1 përballë Zenit Shën Petersburg. "Të kuqtë” kanë bërë një ndeshje të madhe përballë skuadrës ruse, por vendimtare ka qenë sfida e parë e humbur me rezultatin 2-0 në Rusi. Për më tepër, edhe në takimin e sotëm ishin miqtë që shënuan të parët me anë të Hulk, por më pas ndeshja i përket plotësisht skuadrës angleze. Dy gola të Luis Suarez dhe një gol i Alen bënë që të ndizeshin përsëri shpresat e ekipit të drejtuar nga Brendan Roxhers. Por mrekullia nuk ndodh dhe Liverpool fiton 3-1, pa iu gëzuar si duhet suksesit me kualifikimin në turin tjetër të turneut. Në 1/8 e finaleve ka shkuar Çelsi, që ka falënderuar Eden Hazard për golin në shtesën e ndeshjes përballë Sparta Pragës. Miqtë bënë surprizën duke kaluar në avantazh me Lafata në fillimin e ndeshjes, duke vënë baraspeshën në këtë sfidë pasi anglezët kishin triumfuar me këtë rezultat minimal në Çeki në ndeshjen e parë. Por londinezët nuk shfaqen në formë, sidomos Torres që humb disa raste të pastra para portës. Megjithatë, mjafton goli i Hazard në sekondat e fundit të ndeshjes për të evituar kohën shtesë dhe për t’i dhënë kualifikimin skuadrës së tij. /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 607 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]