Main » 2013 » Shkurt » 7 » Eksperti i basteve: Kujdes nga IBCBET, SBOBET dhe 188BET!
10:51:29
Eksperti i basteve: Kujdes nga IBCBET, SBOBET dhe 188BET!
Eksperti i basteve: Kujdes nga IBCBET, SBOBET dhe 188BET!
  • Foto nga AlbaniaBet

    Ish-shefi i sigurisë në FIFA Kris Iton


Reklama Vodafon
Bastet – 07 Shkurt 2013   Ish-shefi i sigurisë në FIFA, Kris Iton, pretendon se krimi i organizuar tashmë siguron të ardhura prej qindra miliona euro në vit nga manipulimi i ndeshjeve të futbollit. Eksperti ndërkombëtar që la FIFA-n në vitin 2011 për t’iu bashkuar Qendrës për Sigurinë në Sport të Katarit, beson se tregu aziatik i basteve është aq i sofistikuar, saqë tërheq automatikisht këdo që kërkon të rritë të ardhurat e veta në mënyrë të paligjshme. "Shifra e publikuar nga "Europol” prej 8 milion eurosh në kompanitë evropianë është një përqindje shumë e vogël e asaj që grupi kriminal ka arritur të përfitojë në tregun aziatik. Mund ta shumëfishoni me 100 pa frikë atë shumë. Në Azinë Jugore nuk ekziston dëshira e mirë për të rregulluar tregun e basteve”, shpjegoi ai. "Ky është një biznes më i madh dhe më fitimprurës së "Coca Cola”, që xhiron një trilion dollarë në vit. Kjo është një ekonomi globale në rritje dhe duhet të rregullohet e mbikëqyret, por qeveritë nuk po ë bëjnë një gjë të tillë”. "Tani gjithçka bëhet me algoritme dhe kompjuter, si të ishe në një qendër të mirëfilltë tregtare në SHBA apo Londër. Tre kompanitë më të mëdha të baseteve xhirojnë secila rreth 2 miliard dollarë në javë”. Sipas Iton, tre kompanitë më të mëdha të basteve në Azi: IBCBET, SBOBET dhe 188BET, mund të shfrytëzohen nga organizatat kriminale dhe vetëm kujdesi ndaj basteve mund të eliminojë korrupsionin në sport. Sipas tij, 70% e basteve sportive në Itali kalojnë nëpërmjet tregut të Azisë. "Nëse kompanitë aziatike do të tregonin transparencë, në mënyrë që të shihet se çfarë bën çdo përdorues, kjo do të kishte një ndikim të madh në korrupsionin në sport. Por rregullatorët në këtë vende nuk janë seriozë dhe mbikëqyrja e qeverisë thuajse nuk ekziston. Në këtë mënyrë është thuajse e pamundur që të kontrollosh dhe të gjesh pikat e dobëta të organizatave kriminale që përfitojnë nga këto kompani”, deklaroi Iton. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 566 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]