Main » 2013 » Janar » 17 » Edhe ekipi i Kosoves me fanell Kuq e Zi
12:53:53
Edhe ekipi i Kosoves me fanell Kuq e Zi
Edhe ekipi i Kosoves me fanell Kuq e Zi
  • Foto nga AlbaniaBet

    Uniforma e Kosoves


Reklama Vodafon
Kosova – 17 Janar 2013   Edhe pse ende nuk janë të pranuar në FIFA e UEFA, drejtuesit e futbollit kosovar tashmë kanë menduar se me çfarë ngjyra t’i dizajnojnë fanellat e përfaqësueses për arenën ndërkombëtare. Krerët e FFK’së paralajmërojnë se fanellat kryesore do t’i përmbajnë ngjyrat e flamurit shtetëror, kurse fanellat rezervë, ngjyrat e flamurit kombëtar. Zvarritja e madhe që po bëhet në procesin e anëtarësimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në FIFA e UEFA ka bërë që edhe procesi i formimit të përfaqësueses së Kosovës të ecë ngadalë. Në fakt, vendi ynë tashmë e ka një reprezentacion të futbollit, të cilin po mundohet ta përforcojë sa më shumë selektori Albert Bunjaku qysh prej vitit 2009, kur këtë detyrë e kishte marrë nga paraardhësi i tij, Edmond Rugova. Mirëpo, nga atëherë aktivitetet e përfaqësueses mund të numërohen në gishta, për shkak të mosnjohjes së FFK-së nga FIFA e UEFA. Ndërkohë, tash për tash as nuk ka shenja që përfaqësuesja kryesore e Kosovës t’i shpeshtojë aktivitetet, ngase FIFA as që i ka dhënë leje për të zhvilluar ndeshje miqësore ndërkombëtare, siç u ka dhënë përfaqësueseve të grupmoshave të tjera të reja dhe klubeve kosovare. Në këtë mënyrë, tifozët dhe në përgjithësi qytetarët e Kosovës vazhdojnë ta ëndërrojnë përfaqësuesen e tyre, duke garuar në arenën ndërkombëtare, ëndërr kjo që shqiptarët e Kosovës i përcjell tash e shumë vjet. Por, ndoshta më shumë sesa çdo kush tjetër, janë vetë udhëheqësit e FFK-së ata që vazhdojnë të përballen me të njëjtën ëndërr. Mirëpo, udhëheqësit e futbollit kosovar janë të bindur se ajo ëndërr e tyre e kahershme shumë shpejt do të realizohet, edhe pse tash për tash njohja e Kosovës nga FIFA e UEFA nuk duket të jetë aq e afërt. Madje, krerët e FFK-së tashmë kanë filluar të mendojnë se me çfarë ngjyrash t’i dizajnojnë fanellat e reprezentuesve të Kosovës. "Sigurisht që fanellat kryesore, pra ato zyrtare do të jenë të dizajnuara me ngjyrat e flamurit shtetëror të Kosovës. Deri më tani fanellat e përfaqësueses sonë e kanë pasur velëm logon e FFK-së, por sigurisht se do t’ua vendosim edhe flamurin shtetëror”, tha për Express, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu. Mirëpo, e kaltra, e verdha dhe e bardha nuk do të jenë të vetmet që do ta ngjyrosin reprezentacionin kosovar. Ekipit të Albert Bunjakut, sipas të gjitha gjasave, do t’i qëndrojnë pranë edhe ngjyrat e flamurit kombëtar, ato kuq e zi. "Çdo përfaqësuese duhet t’i ketë edhe fanellat rezervë, përveç atyre kryesore. Pra, edhe ne do t’i kemi ato rezervë, të cilat me gjasë do të jenë kuq e zi, pse jo. S’ka asgjë problematike, mendoj unë, që fanellat kryesore t’i kemi me ngjyrat e flamurit shtetëror, kurse ato rezervë me ngjyrat kuq e zi”, ka theksuar Salihu. Duhet theksuar se prej përfundimit të luftës në vendin tonë e deri më 17 shkurt të vitit 2008, kur Kosova e shpalli pavarësinë, përfaqësuesja kosovare e asaj kohe aktivitetet e pakta kryesisht i zhvillonte me ngjyrat kombëtare, kuq e zi. Ndërkohë, kreu i FFK-së, Fadil Vokrri por edhe seleksionuesi Albert Bunjaku kanë shpreh bindjen e tyre se Kosova do të jetë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Francë më 2016. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 162 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]