Main » 2013 » Shkurt » 8 » Drogba: Me Gallatasarajin fitojme Champions League!
10:11:51
Drogba: Me Gallatasarajin fitojme Champions League!
Drogba: Me Gallatasarajin fitojme Champions League!
  • Foto nga AlbaniaBet

    Didier Drogba


Reklama Vodafon
Gallatasarajin – 08 Shkurt 2013   Didier Drogba ka treguar se shpreson të fitojë Ligën e Kampioneve për vitin e dytë radhazi dhe kjo është një nga arsyet që ka firmosur me Gallatasarajin, një klub që luan ende në këtë turne. "Po vi te Gallatasaraj për të fituar Ligën e Kampioneve. Gallatasaraj është një klub i madh, jo vetëm në Turqi, por edhe në Evropë”, tha ai për "Milliyet”. "Në këtë sezon, ky klub ka mbërritur mes 16 më të mirëve në Ligën e Kampioneve. Unë dua ta fitoj trofeun për herë të dytë me fanellën e Gallatasarajit dhe besoj se mund ta arrijmë një gjë të tillë”. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë i bashkohet emrave të tjerë të njohur që kanë firmosur për klubin turk si Uesli Shnajder, Felipe Melo e Emanuel Ebue, të gjithë lojtarë që kanë vendosur të vazhdojnë karrierën e tyre te klubi i famshëm i Stambollit. "Shnajder është një emër i madh. Për mua, si sulmues, është një mundësi e jashtëzakonshme të luaj përkrah tij. Unë njoh edhe Elmander, Melo dhe Muslera gjithashtu. Ebue është një tjetër lojtar që më pëlqen dhe admiroj. Ai më tha se mendonte që Gallatasaraj ishte bërë një klub edhe më i madh. E di që kam ardhur te një klub me objektiva të mëdha dhe tifozë krenarë. Pres me padurim të vesh fanellën e kësaj skuadre”, tha lojtari, ndonëse nuk dihet ende se si do të zgjidhet çështja me ish-klubin e tij në Kinë, Shangai Shenhua, që pretendon se ka ende një kontratë të vlefshme me të. Në fund të intervistës për gazetën turke, Drogba ka zbuluar se kjo nuk është hera e parë që ka qenë në kontakte me klubin e Gallatasarajit. "Ata më kanë kërkuar edhe më parë. Çelsi refuzoi një ofertë të tyren në sezonin kaluar”, shpjegoi sulmuesi. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 155 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]