Main » 2013 » Shkurt » 14 » Diego Simeonen trajneri i Interit?
09:47:24
Diego Simeonen trajneri i Interit?
Diego Simeonen trajneri i Interit?
  • Foto nga AlbaniaBet

    Diego Simeonen


Reklama Vodafon
INTER – 14 Shkurt 2013   Masimo Morati duket se është gati të braktisë Andrea Stramaçionin për të vënë në stolin e skuadrës që nga fillimi i sezonit të ardhshëm, Diego Simeonen. Presidenti i Interit dhe ish-mesfushori argjentinas kanë zhvilluar një telefonatë të gjatë mes tyre pak kohë më parë, me numrin 1 të zikaltërve që i ka bërë të qartë se është gati t’i japë drejtimin skuadrës pas mbarimit të këtij sezoni. Por Simeone, i cili ka luajtur për dy sezone me Interin duke fituar një Kupë UEFA dhe një vend të dytë në kampionat, i ka kërkuar atij kohë që të mendohet. Ai ka një kontratë edhe për një tjetër sezon me Atletiko Madrid, një klub ku është kthyer në një idhull pasi arriti të fitonte me të Europa League dhe pastaj Superkupën e Evropës, ku arriti të mundë Çelsin me rezultatin 4-1. Me sa duket, Stramaçioni është paralajmëruar se nëse nuk arrin të mbyllë më sukses sezonin duke çuar skuadrën në Ligën e Kampioneve, e mundësisht duke ecur sa më gjatë në Europa League, do të duhet t’i japë lamtumirën zikaltërve. Alternativat e Simeones për momentin janë trajneri aktual i Lacios, Petkoviç, trajneri i Napoli, Mazarri, si dhe Loran Blank. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 491 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]