Main » 2013 » Janar » 16 » Di Maria-Kaka, lamtumira Real Madrid
14:00:44
Di Maria-Kaka, lamtumira Real Madrid
Di Maria-Kaka, lamtumira Real Madrid
  • Foto nga AlbaniaBet

    Angel Di Maria dhe Rikardo Kaka


Reklama Vodafon
Real Madrid – 16 Janar 2013   Angel Di Maria dhe Rikardo Kaka jane shume prane lamtumires nga Real Madrid. Sipas asaj qe raportojne mediat spanjolle, dy mesfushoret mund te largohen shume shpejt nga Reali, mundesisht qe gjate merkatos se janarit, pasi Jose Mourinho duket se i ka nxjerre jashte planeve te tij per te ardhmen. Per Di Marian, gjithcka ka lidhej me faktin se ai eshte shfaqur jashte forme ne kete sezon, gje te cilen trajneri ia ka vene ne dukje edhe para shokeve te tij te skuadres. Sipas asaj qe raporton "Marca”, tekniku portugez ka shperthyer kunder argjentinasit, duke i kujtuar se nuk eshte me ne nivelet e meparshme. "Ti nuk po luan me. Kur fitoje pak para, luaje me shume. Sapo rinovove, nuk luan me as shume e as pak”, ishte shperthimi i trajnerit portugez ndaj futbollistit te cilin e afroi vete ne radhet e madrileneve dhe te cilin me pare e ka vleresuar si nje pjese te rendesishme te projektit te tij. Per mesfushorin jane ankuar edhe shoket e skuadres. "Tani nuk vrapon me si me pare”, ishin fjalet e nje burimi brenda skuadres per gazeten spanjolle. Ndersa per Kaka, Reali ka vendosur te heqe qafe brazilianin sapo t’i jepet rasti i pare. Sipas mediave spanjolle, madrilenet duan te shpetojne nga rroga e tij e rende qe kalon 10 milion eurot ne sezon dhe si rrjedhoje jane te gatshem ta japin edhe falas, duke pare se vete futbollisti as qe planifikon te largohet. Problemi eshte se inaktiviteti i tij ka larguar te gjithe pretendentet dhe per lojtarin brazilian interesohen vetem skuadra te dores se dyte, ose ato qe per momentin nuk jane ne gjendje te paguajne rrogen e tij stratosferike. /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 172 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]