Main » 2013 » Shkurt » 5 » Demtohet Kukeli, tifozet hakmerren
09:59:58
Demtohet Kukeli, tifozet hakmerren
Demtohet Kukeli, tifozet hakmerren
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruse


Reklama Vodafon
Zvicer – 05 Shkurt 2013   Futbollistët e Bellinzonas ishin cak i sulmit fizik të tifozëve të Zurichut, të revoltuar pas skenës tragjike që panë, kur iu thye këmba Burim Kukelit. Futbollistët mysafirë u shpëtuan nga policia, duke qëndruar gjysmë ore të ngujuar në kabinë. Simon Grether, i cili e lëndoi mesfushorin kosovar ka shpëtuar për mrekulli nga ky sulm. Burim Kukeli ishte fytyra më tragjike e ndeshjes miqësore të zhvilluar ndërmjet Zurichut dhe Bellinzonas të dielën. Futbollisti kosovar e theu këmbën e djathtë në minutën e 74-t pas një dueli me lojtarin kundërshtar Simon Grether dhe kjo nuk ishte skena e vetme e tmerrshme e këtij dueli. Pasi e panë skenën shokuese, tifozët e Zurichut u vërsulën drejt fushës së blertë për t’i sulmuar futbollistët e Bellinzonas, por u desh të ndërhynte policia për t’i zbutur gjakrat. Gjyqtari vendosi ta ndërpriste lojën për shkak të rastit shokues, teksa Zurichu po udhëhiqte 1:0. Më pas, cak i sulmit të tifozëve ishte Grether, i cili ishte shkaktari i incidentit. Tifozët filluan të gjuanin me gjësende dhe e goditën në kokë lojtarin mysafir Branko Bankovic. Më pas situata filloi të eskalonte dhe futbollistët e Bellinzonas vrapuan drejt kabinës. Ata i prisnin jashtë tifozët e mllefosur, të cilët arriti t’i ndalte vetëm policia. "Pas 30 minutash, ia dolëm të largoheshin. Ishte një skenë e tmerrshme. Na vjen shumë keq për Burimin. Sigurisht, loja nuk mund të vazhdohej”, ka thënë portieri i Bellinzonas, Swen Konig, i cili nuk e arsyetoi assesi reagimin e tifozëve. Edhe gjyqtari Carlo Bertolini e arsyetoi vendimin e tij për ndërprerjen e ndeshjes, duke thënë se nuk kishte kushte për vazhdimin e saj, pasi që shumë futbollistë ishin të shokuar dhe nuk kishte sens të vazhdonin të luanin. Pas shtatë minutash, auto ambulanca e ka transportuar 29 vjeçarin në spital. Ai është rikthyer në Zurich ku pritet t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik në klinikën Hirslanden. Kukeli ishte i pafat në këtë ndeshje. Ai u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe pësoi një lëndim të tmerrshëm, i cili do ta lë jashtë fushës së blertë deri në fund të sezonit, duke i humbur kështu ndeshjet kampionale me Zurichun dhe ndeshjet kualifikuese për Botëror me Kombëtaren shqiptare. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 146 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]