Main » 2013 » Shkurt » 21 » Del Piero firmos rinovimin me Sidney-n
10:17:52
Del Piero firmos rinovimin me Sidney-n
Del Piero firmos rinovimin me Sidney-n
  • Foto nga AlbaniaBet

    Alesandro Del Piero


Reklama Vodafon
Sideny – 21 Shkurt 2013   Alesandro Del Piero ka konfirmuar se do të qëndrojë për një tjetër vit në radhët e Sidneit. Ish-kapiteni i Juventusit iu bashkua klubit australian në shtator, pasi nënshkroi kontratën më të lartë sportive në historinë e Australisë, një marrëveshje që ka rritur reputacionin e futbollit në këtë vend dhe ka ndihmuar shumë klubin duke siguruar më shumë të ardhura falë marketingut me imazhin e italianit. "Jam shumë i lumtur që do të qëndroj te Sidnei për një tjetër sezon. E kam thënë gjithmonë që dua të vazhdoj edhe në sezonin e ardhshëm, por më parë duhet të punojmë shumë në fushë që të kemi sukses që në sezonin aktual”, tha Del Piero duke shpjeguar vendimin e tij. 11 gola në 18 ndeshje për sulmuesin kanë ndihmuar ekipin e Sidneit të ngjitet nga vendi i fundit në tabelën e klasifikimit, në zonën e playoff. Por ana sportive ka kaluar në plan të dytë, pasi popullariteti i këtij sporti është rritur ndjeshëm që nga momenti kur Del Piero mbërriti në Australi, duke bërë që të shkurtohet disi diferenca me sportin e ragbi që është shumë popullor në këtë vend. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 561 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]