Main » 2013 » Shkurt » 5 » De Biasi paralajmeron
10:05:28
De Biasi paralajmeron
De Biasi paralajmeron
  • Foto nga AlbaniaBet

    Xhani De Biasi


Reklama Vodafon
Kombetarja – 05 Shkurt 2013   Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biasi, është dakord me vendimin e marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së se lojtarët që refuzojnë kombëtaren shqiptare të futbollit nuk duhet të grumbullohen më në të ardhmen. Vendimi i KE erdhi pas rasteve të radhës ku Ergys Kaçe refuzoi kombëtaren e madhe, Mërgim Brahimi kaloi nga U-21 e Shqipërisë te ajo e Zvicrës, ndërsa Elvis Kabashi refuzoi U-21 të Shqipërisë pasi kërkon të thirret nga kombëtarja e madhe. "Besoj se është një rregull për t’u futur në rrugën e duhur. Mendoj se një lojtar që refuzon kombëtaren për arsye te ndryshme, ose është i këshilluar keq nga menaxheri i tij, ose nuk e ndien aq shumë lidhjen me shqiponjën dykrenare, pra me simbolin tonë. Kjo mungesë ndjnje për fanellën është një shenjë shumë e rëndësishme për një lojtar që nuk duhet të jetë lojtar i kombëtares”, ishin fjalët e trajnerit italian në konferencën për shtyp para miqësores që kombëtarja shqiptare do të zhvillojë të mërkurën kundër Gjeorgjisë. Trajneri kuqezi ka përzgjedhur disa emra të rinj për këtë ndeshje, për të cilën mendon se do të ndihmojë më shumë ekipin kombëtar që të përgatitet për takimet zyrtare në kualifikueset e Botërorit 2014. "Ky është një moment i rëndësishëm për ne, pasi lojtaret tanë janë pushim, sepse aktivizohen kryesisht në kampionate si Zvicra, Azerbajxhani apo Ukraina që nuk kanë rifilluar akoma. Kjo është ndeshja e 10-të që zhvilloj dhe këto ndeshje miqësore na ndihmojnë shumë për të provuar disa lojtarë e ndoshta për të gjetur elementët që t’i përdorim më pas edhe në ndeshjet zyrtare. Ekipit tonë i duhen sa më shumë ndeshje pasi mjafton t’i rikthehesh ndeshjes me Gjeorgjinë një vit më parë dhe ta krahasosh me tani për të dalluar sa shumë elemente kanë ndryshuar”, ishin fjalët e trajnerit kuqezi në lidhje me këtë takim. /(e.s) albaniabet/


Category: KOMBETARJA | Views: 163 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]