Main » 2013 » Shkurt » 11 » Cfare shkruante te kepucet e Balotellit?
12:21:37
Cfare shkruante te kepucet e Balotellit?
Cfare shkruante te kepucet e Balotellit?
  • Foto nga AlbaniaBet

    Mario Balotelli


Reklama Vodafon
Milan – 11 Shkurt 2013   3 gola në 2 ndeshje. Mario Balotelli e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij të re te Milan. Ish sulmuesi i Manchester City i ka dhuruar i vetëm ekipit të tij në 2 ndeshje 4 pikë, teksa goli i tij i fundit u shënua dje në transfertën e Cagliarit. Milan po humbiste 1-0 falë golit të Victor Ibarbos, por 9 minuta nga fundi SuperMario fitoi një penallti, nxorri me të kuq mbrojtësin Davide Astori dhe më pas realizoi golin e barazimit. Më pas Balotelli shënoi një tjetër gol por që u vlerësua i parregullt nga ana e arbitrit. Një tjetër detaj interesant i këtij takimi ishin edhe këpucët e italianit. Në to shkruhej Franco dhe Silvia, emrat e dy prindërve birësues të sulmuesit me origjinë ganeze duke nxjerrë në pah edhe anën humane të 21-vjeçarit. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 530 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]