Main » 2013 » Shkurt » 19 » Cfare po i ndodh Arsen Venger ???
10:07:55
Cfare po i ndodh Arsen Venger ???
Cfare po i ndodh Arsen Venger ???
  • Foto nga AlbaniaBet

    Arsen Venger


Reklama Vodafon
Arsenal – 19 Shkurt 2013   Sezoni i 8-të radhazi pa trofe duket se ka nervozuar edhe një prej trajnerëve më të njohur në botë, Arsen Venger, i cili ka reaguar në mënyrë mjaft të çuditshme gjatë konferencës për shtyp për ndeshjen që Arsenali i tij luan kundër Bajern Mynih. Trajneri francez, ka reaguar ashpër ndaj gazetarëve, me një sjellje shumë të çuditshme që ka lënë të shtangur të gjithë të pranishmit. Fillimisht, ai iu drejtua një gazetari me fjalët: "Çfarë ke që më sheh?”, e pastaj, deklaroi se nuk do të pranonte asnjë pyetje që nuk kishte lidhje me Ligën e Kampioneve. Por në pyetjen e parë për kundërshtarët dhe mbrojtjen e tyre hermetike, Venger shpërtheu përsëri. "Nuk do të flas për Bajern Mynih sot”, ishte fraza e tij e çuditshme. Më pas, trajneri lëshoi disa batuta të tjera, ku më shumë përshtypje beri ajo rreth shanseve të Arsenalit për të fituar Ligën e Kampioneve. "Sigurisht që ne nuk duam të fitojmë Ligën e Kampioneve. Në fakt, ne duam që të humbim këtë ndeshje që të gjithë ju të jeni të lumtur”, ishte fraza e Venger. "Ne kemi qenë më parë në finale, gjysmëfinale dhe çerekfinale. Kemi një mundësi fantastike për ta bërë përsëri një gjë të tillë. Jam i sigurt se lojtarët e mi do të provojnë që kam të drejtë. Kemi ende disa çështje të papërfunduara me këtë turne. Por nëse them se do ta fitojmë, ju do të qeshni me mua”, tha francezi, i cili në fund kishte disa fjalë edhe për tifozët që e kontestuan në fundjavë. "Kontrata ime mbaron në vitin 2014. kur të largohem, do ta ndjeni mungesën time”, ishte paralajmërimi i tij. /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 628 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]