Main » 2013 » Shkurt » 13 » Cfare nuk dini per perballjen Shakhtar-Borussia
14:31:06
Cfare nuk dini per perballjen Shakhtar-Borussia
Cfare nuk dini per perballjen Shakhtar-Borussia
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruese


Reklama Vodafon
UEFA CHAMPIONS LEAGUE – 13 Shkurt 2013   Borussia Dortmund do të prezantohet në acarin ukrainas si "ambasadorja" dhe kampionia e Gjermanisë. Pas 15 vitesh, klubi gjerman arrin të kualifikohet në finalet eChampions League. Në 1/8-at ata do të ritakohen pas 12 vitesh me "minatorët". Me kampionët e Ukrainës, Dortmundi ka kujtime mjaft pozitive. Në 2001 Borussia ifitoi të dyja sfidat në fazën eliminatore. Në Donetsk fitoi 0-2 dhe në "Signal Iduna Park" triumfoi 3-1, ndërsa në bilancet e përgjithshme kampionët e Gjermanisë nuk kanë humbur kurrë përballë klubeve ukrainase (4 fitore, 1 barazim). Pavarësisht statistikave, talentet e Luçeskut kanë ambicie të mëdha, duke marrë superxhiro dhe synuar trofeun e madh. Shakhtar Donetsk nuk ka luajtur në një ndeshje zyrtare prej dy muajsh, por ka fituar 10 nga 12 sfidat miqësore të parasezonit. Futbollisti Taison u bë pjesë e kampionëve nga ukrainasit e Metalist Kharkiv në janar për shifrën e 15.2 milionë eurove. Kjo është shifra më e lartë e paguar për një transferim mes dy klubeve ukrainase. Humbja 1-0 ndaj Juventusit në takimin e 6-të të fazës së grupeve ishte e vetmja që skuadra e drejtuar nga Mirçea Luçesku ka humbur në shtëpi. Ndërsa Borussia Dortmund është një nga katër skuadrat e pamundura në Champions League në fazën e grupeve. Të tjerat janë Malaga, Juventus dhe Schalke 04. Sulmuesi Robert Lewandowski ka shënuar për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp në gjashtë ndeshjet e fundit. Humbja e pësuar nga Hamburgu në stadiumin "Signal Iduna Park" ishte më e madhja që kampionët gjermanë kanë pësuar që kur u mundën nga Bayern Munchen me rezultatin 5-1 në vitin 2009. Sfida e sotme në Donetsk është e 186 në Europë për kampionët në fuqi të Gjermanisë /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 468 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]