Main » 2013 » Janar » 18 » Capello: Mos u mundoni te kopjoni Barcelonen
09:32:12
Capello: Mos u mundoni te kopjoni Barcelonen
Capello: Mos u mundoni te kopjoni Barcelonen
  • Foto nga AlbaniaBet

    Fabio Capello


Reklama Vodafon
Rusi – 18 Janar 2013   Selektori i Rusisë, Fabio Capello mendon se është gabim nëse ndonjë skuadër synon të kopjojë stilin e lojës së Barcelonës. Strategu i mirënjohur italian ishte pjesëmarrës në forumin treditor të menaxherëve dhe trajnerëve të organizuar nga Federata angleze e Futbollit. Aty u diskutua evoluimi i futbollit, teknologjia e re dhe stilet e ndryshme të lojës. "Aktualisht, nga aspekti taktik, Barcelona është shembull që duhet përcjell por do të ishte gabim i madh nëse mundoheni të kopjoni stilin e lojës së tyre sepse ai është i përshtatur për futbollistët e saj. Disa aspekte të lojës mund të kopjohen, si për shembull mbrojtja. Kur humbni topin, të gjithë vejnë kundërshtarët nën presion pa u kthyer prapa në mesfushë. Sipas meje edhe kjo është diçka e re. Por, ju nevojiten futbollistë të talentuar si Iniesta ose Messi”, u shpreh Capello. Barcelona përveç stilit të saj të futbollit sulmues njihet edhe për krijimin e lojës me pasime të shpeshta – e ashtuquajtur tiki-taka – që bazohet kryesisht në aftësitë e lojës imagjinatave të mesfushorëve si Xavi e Iniesta por edhe ‘makinës’ së golave, Lionel Messi. /(e.s) albaniabet/


Category: BRAZIL 2014 | Views: 486 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]