Main » 2013 » Janar » 19 » Bushati, trajneri i ri i Vllaznise
09:27:29
Bushati, trajneri i ri i Vllaznise
Bushati, trajneri i ri i Vllaznise
  • Foto nga AlbaniaBet

    Artan Bushati


Reklama Vodafon
Vllaznia – 19 Janar 2013   Artan Bushati do te jete trajneri i ri i ekipit te Vllaznise. Pas zyrtarizimit te largimit dje nga detyra te teknikut Shpetim Duro, drejtuesit e klubit "Vllaznia” prezantuan mbremjen e se premtes trajnerin e ri Artan Bushati, me nje karriere te pasur ne drejtimin e Vllaznise, Elbasanit dhe skuadres tone kombetare U-21. Prezantimi i Bushatit u bere ne mjediset e klubit te futbollit Vllaznia, nga administratori i ketij klubi, Fatos Gjyrezi, ne prani te drejtorit sportiv Armir Grima si dhe te futbollisteve kuqeblu. Para gazetareve Gjyrezi ka shprehur besimin dhe mbeshtetjen per trajnerin Bushati, duke theksuar bindjen se situata do te ndryshoje shume shpejt per mire tek Vllaznia. Edhe trajneri Bushati ka folur shkurt per mediat, duke dhene pershtypjet e para ne stolin e Vllaznise. "Nuk eshte privilegj, por detyre qytetare te marresh drejtimin e Vllaznise ne keto momente dhe ne kete situate. Nuk ishte vendim i lehte, megjithate, si qytetar pranova oferten per te drejtuar ekipin me synimin e ngjitjes se Vllaznise ne piedestalin ku e meriton. Bashkerisht, stafi teknik, Bashkia, administrata dhe donatori qe do te vije deri ne fund te janarit, do te bejme te mundur permiresimin e situates brenda nje kohe te shkurter, natyrisht edhe me impenjimin dhe perkushtimin edhe te futbollisteve. Nuk eshte momenti te zgjatem dhe te shpalos platformen time, pasi kete do ta bej ne ditet ne vijim me stafin dhe me futbollistet”, ka thene ne prononcimin e tij te pare per mediat tekniku Artan Bushati. Tekniku kuqeblu ka marre urimet e administratorit Gjyrezi, drejtorit sportiv Grima, ndihmesve te tij, stafit mjekesor dhe te te gjithe futbollisteve. /(e.s) albaniabet/


Category: SUPERLIGA | Views: 515 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]