Luftetari – 21 Janar 2013
Diten e djeshme rreth ores 09.10, ne ambientet e stadiumit te Gjirokastres eshte pare dhe sulmuesi brazilian Kate Fonekse (i datelindjes 03/03/1979). Pasi eshte takuar me presidentin Flamur Bime ne shoqerine e menaxherit te tij, Alban Kashari nga Durresi, dhe pasi kane biseduar koke me koke me njeshin e klubit bluzi qe te jete pjese e klubit, eshte rene ne parim dakord per pagen dhe thuajse 99% eshte pjese e ekipit te Luftetarit.
Pas bisedes qe perfundoi me kryebashkiakun, braziliani Kate Foneske u prononcua per te mediat sportive, ku u shpreh: "Me ndihmesen e menaxherit tim udhetova drejt Gjirokastres per te qene pjese e ketij ekipi, pasi me pelqen ky qytet duke pare dhe ne DVD ekipin e Luftetarit ne ndeshjen qe zhvilloi me Teuten. Me pelqeu se ka nje ekip te mire. Dhe kur pashe renditjen ne klasifikim me erdhi keq per kete ekip qe ndodhet ne keto pozita.
Per 10 vjet me radhe un kam qene pjese e ekipeve te Greqise, Ethnikos Asteras, Agios Dimitris, Olimbiakis Volu, Kalamata, Fokikos, dhe ekipi i fundit Rodhos, ku kam shenuar 18 gola. Besoj se do t’i sherbej ketij ekipi per detyrat qe do te me ngarkojne. Nuk e njoh mire grupin, por besoj se ka nje grup te stabilizuar me blerjet qe ka bere, pasi ka afruar ne ekip disa ne huaj te tjere. Kjo gje do varet nga faza pergatitore qe do beje. Mesa mesova, ekipi do te udhetoj neser (sot) per ne Sarande per te kryer nje faze 10 ditore, pasi dhe klima do te jete e favorshme per te stervitur nje ekip qe kerkon mbijetesen ne Superlige”.
Dje eshte pare dhe mesfushori Luka Tieodorivic qe ju bashkua grupit, teksa bente stervitje te diferencuar. Me ardhjen e brazilianit shkon ne 8 numri i lojtareve te huaj tek Luftetari, teksa ka mbetur vetem firmosja e kontratave per secilin.
8 lojtare te huaj jane afruar tek skuadra gjirokastrite gjate merkatos se janarit
/(e.s) albaniabet/