Main » 2013 » Janar » 16 » Bogdani përsëri te Reggina?
13:05:04
Bogdani përsëri te Reggina?
Bogdani përsëri te Reggina?
  • Foto nga AlbaniaBet

    Erjon Bogdani


Reklama Vodafon
Seria A – 16/1/13   Reggina po mendon të përforcohet në repartin ofanziv gjatë janarit dhe ekipi italian e ka ndërmend të provojë ta rikthejë sulmuesin shqiptar Erjon Bogdani, shkruan uebfaqja italiane calciomercato.com. Përfaqësuesi Kuqezi kishte luajtur në këtë ekip në periudhën 2000-2003, ku kishte zhvilluar 67 ndeshje dhe kishte realizuar 11 gola. Tiranasi po has në vështirësi të gjejë hapësira në fanellën e Sienës dhe mund ta kërkojë një ekip ku mund të luajë në vazhdimësi. Edhe pse 35 vjeç, ofertat për ‘Bogun’ s’kanë të ndalur. Përpos Regginas, për Bogdanin interesim ka shfaqur edhe ekipi tjetër nga Serie A, Pescara si dhe dy ekipe të Serie B, Varese e Vicenza. Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të afatit kalimtar të janarit, mund të ndodh gjithçka rreth së ardhmes së Bogdanit. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 156 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]