Main » 2013 » Janar » 21 » Bogdani, nga stoli ne fushe i jep Sienes fitoren
10:14:46
Bogdani, nga stoli ne fushe i jep Sienes fitoren
Bogdani, nga stoli ne fushe i jep Sienes fitoren
  • Foto nga AlbaniaBet

    Sulmuesi i Kombetares shqiptare, Erjon Bogdani


Reklama Vodafon
Siena – 21 Janar 2013   Sulmuesi i Kombetares shqiptare i jep 3 pike te arta skuadres se tij ne luften per mbijetesen ne Serie A Sulmuesi i Kombetares shqiptare, Erjon Bogdani, ka qene protagonisti kryesor i takimit te javes se 21-te te Serie A mes Sienes e Sampdorias. Sfida e luajtur ne "Artemio Franki” perfundoi me fitoren minimale te vendesve te Sienes, ku goli i vetem u shenua pikerisht nga shtatlarti shqiptar ne minuten e 70-te, vetem 5 minuta pasi ishte futur ne loje. "Er Bomber”, i cili u aktivizua ne pjesen e dyte nga trajneri Iachini, duke zevendesuar Paolucin, i ka dhuruar tre pike skuadres se tij dhe e ka rikthyer tashme shume prane konkurrenteve te tjere ne gare per te shpetuar nga renia ne Serie B. Ne Artmeio Franki ndeshja me Sampdorian ishte e ekuilibruar dhe aspak e bukur ne nivelin e lojes se shfaqur. Zoterimin e lojes e kane mbajtur toskanet, por asnje nga skuadrat nuk arrin te gjeje rrugen e golit. Ekuilibrin e ndeshjes e ka prishur sulmuesi Kombetares shqiptare, qe ka shfrytezuar nje kros nga Sestu, duke goditur me koke dhe ka fundosur Sampdorian. I sh-sulmuesi Partizanit, Reggines dhe Chievo Veronas eshte shpallur ne fund te ndeshjes edhe lojtari me i mire ne fushe nga gazetaret e pranishem ne stadium. Nje paraqitje shume pozitive kjo e sulmuesit te Kombetares se De Biasit dhe me keto paraqitje ne javet e fundit ka konfirmuar formen e mire sportive dhe do te jete nje arme me shume per Shqiperine ne ndeshjet e ardhshme eliminatore per Kupen e Botes "Brazil 2014”. 
Deklarata pas sfides
"Jam shume i lumtur, pavaresisht golit tim, jam shume i lumtur per paraqitjen e skuadres. Edhe ne Milano dhe ne Torino kemi luajtur mire, por na kishte munguar rezultatin, me ne fund kete here morem edhe ate qe meritonim”. Keto ishin fjalet e Erjon Bogdanit ne perfundim te ndeshjes per median italiane. "Skuadra vuri ne fushe grinte dhe zemer. Mes nesh ka nje konkurrence te shendoshe, gjithsecili jep maksimumin ne stervitje per te fituar nje vend ne formacion dhe ata qe futen ne fushe japin gjithcka qe kane gjithmone, shtoi sulmuesi shqiptar per median italiane. E dinim qe ne fillim se duke u nisur nga -6 pike nuk do te kishte qene e lehte, por ne kemi besim dhe ndaj Sampdorias kjo u duk qarte, dhame gjithcka ne kete sfide. Duhet t’i marrim ndeshjet nje nga nje pasi te gjitha llogarite behen ne fund”, ka deklaruar bomberi shqiptar Erjon Bogdani. 
Sherri qe nis nga shqiptari
Ka pasur edhe momente tensioni ne minutat e fundit te takimit te javes se 21-te te Serie A midis Sienes dhe Sampdorias. Gjithcka ka nisur pak sekonda pas vershellimes se trefishte te gjyqtarit Russo kur u largua nga fusha trajneri i Sienes, Beppe Iachini fill pas nje zenke me Gastaldellon. Mbrojtesin dorian eshte shfaqur mjaft nervoz dhe eshte kapur vazhdimisht me pankinen kundershtare. Sapo perfundoi ndeshja plasi sherri. Shume lojtare kane marre pjese ne zenke, qe ka perfshire mes te tjereve edhe portieri i Sampit, Romero, protagonist i nje perplasjeje te forte me Bogdanin. Sulmuesi shqiptar, me portierin ne dalje, kishte zgjatur kemben ne menyre te rrezikshme duke e goditur ne bark. Nje episod qe i ka kushtuar bomberit kartonin e verdhe dhe ka ndezur gjakrat. Pritet te kete ndeshkime nga gjykatesi sportiv. 5 gola ka shenuar Erjon Bogdani me Sienen qe kur u transferua vitin e kaluar nga Cesena 13 sezone ka sulmuesi i Kombetares shqiptare qe luan ne kampionatin italian te futbollit /(e.s) albaniabet/


Category: LEGJONARET | Views: 522 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]