Main » 2013 » Shkurt » 8 » Blerja e fundit e Juventusit, shqiptari Elvir Maloku
10:36:31
Blerja e fundit e Juventusit, shqiptari Elvir Maloku
Blerja e fundit e Juventusit, shqiptari Elvir Maloku
  • Foto nga AlbaniaBet

    Elvir Maloku


Reklama Vodafon
Juventus – 08 Shkurt 2013   Elvir Maloku është futbollisti i dytë shqiptar, pas 18 vjeçarit Elvis Kabasht, që është bë pjesë e kampionëve të Italisë, Juventusit. Talenti shqiptar ka kaluar me sukses provat dhe i është bashkuar menjëherë ekipit e të rinjve të ‘Zonjës së Vjetër’, me bardhezinjtë që kanë mposhtur konkurrencën e disa klubeve të njohura europiane, duke i siguruar shërbimet e 16 vjeçarit të ekipit kroat Rijeka. Pas Elvis Kabashit, një tjetër futbollist shqiptar ka hyrë në familjen e madhe juventine. Sulmuesi i ekipit HNK Rijeka, Elvir Maloku është bërë pjesë e Juventusit, pasi i kaloi me sukses provat disa ditorer. Mediat italiane dhe ato kroate e kanë konfirmuar transferimin e 16 vjeçarit tek ‘Zonja e Vjetër’, ku do ti bashkohet Primaverave. "Juventusi ka mposhtur konkurrencën e disa klubeve të njohura europiane, duke e bërë të vetin talentin e Rijekës, Elvir Maloku. Nga sezoni i ardhshëm, trajneri Antonio Conte do ta ketë në dispozicion këtë futbollist me perspektivë”, shkruan gazeta e madhe italiane Tuttosport. Rijeka, një klub kroat që është 70% në pronësi të pronarit të Spezias në Itali, GabrieleVolpi. Talenti shqiptar ishte pjesë e të rinjve të skuadrës kroate. Paraqitjet e shkëlqyera që ka zhvilluar Maloku në Kroaci e shpërblyen futbollistin kosovar, i cili ka nënshtetësi kroate. 16 vjeçari është provuar nga trajnerët bardhezi nga data 2 shkurt deri në 6 shkurt duke luajtur edhe disa ndeshje miqësore me njërin nga ekipet e shkollës së futbollit të ekipit italian, ku i ka treguar vlerat e tij dhe i ka bindur trajnerët dhe drejtuesit e klubit ta mbajnë në Itali. Para se të transferohej në HNK Rijeka në vitin 2011, Maloku kishte luajtur në NK Lokomotiva (2004-2007) dhe NK Stari Grad (2007-2011). Këtë sezon, ngjyrat e Juventusit po i mbron futbollisti i ri shqiptar Elvis Kabashi, i cili e pati mundësinë të grumbullohet në skuadrën e parë dy herë në ndeshje të vlefshme për Serie A por pa u aktivizuar as edhe një minutë. Në të ardhmen, edhe Maloku mund ta ndjekë rrugën e bashkëkombësit të tij, duke qënë në këtë mënyrë shqiptari i tretë në historinë e ‘Zonjës së Vjetër’, pas Kabashit dhe Naim Kryeziut që ka qënë edhe një ndër golashënuesit më të mirë të huaj në historinë juventine. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 170 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]