Main » 2013 » Shkurt » 18 » Besa e Pejës fiton ndaj Shakhtar Donetskun në miqësor
10:20:58
Besa e Pejës fiton ndaj Shakhtar Donetskun në miqësor
Besa e Pejës fiton ndaj Shakhtar Donetskun në miqësor
  • Foto nga AlbaniaBet

    Ekipi i Besës së Pejës


Reklama Vodafon
Besa e Pejës – 18 Shkurt 2013   Klubi futbollistik i Besës së Pejës, gjatë qëndrimit në Antalia te Turqisë për fazën përgatitore, ka befasuar të gjithë adhuruesit e futbollit duke arritur të mposhtë gjigantin ukrainas, Shakhtar Donetskun, në një ndeshje miqësore që përfundoi me rezultat 2-1. Mbrojtësi i pejanëve, Florent Papuqi, është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij. Ai për shkak të një lëndimi të pësuar ditë me parë nuk ka mundur të jetë pjesë e skuadrës në miqësoren ndaj klubi ukrainas. Papuqi gjithë ndeshjen e ka shikuar nga tribuna. Sipas tij, Besa ka treguar lojë të mirë, ndonëse ai thotë se pejanët kanë mundur të tregojnë lojë edhe më të mirë. "Sigurisht se është kënaqësi të fitosh ndaj Shakhtarit, sepse është klub i madh evropian. Jam i kënaqur me fitoren dhe lojën e bashkëlojtarëve të mi, megjithëse, skuadra ime ka mundur të zhvillojë ndeshje edhe më të mirë, por nuk është lehtë të luash përballë Shakhtarit”. "Unë gjithë ndeshjen e kam shikuar nga tribunat, por realisht nuk pash ndonjë dallim të madh në cilësi ndaj Shakhtarit, ekip ky që çdo vit është pjesë e Ligës së Kampionëve”. "Shakhtari nuk ishte me lojtarët më të mirë. Ata u paraqiten më një ekip të përzier, por futbollistët e Besës u angazhuan mjaft shumë dhe arritën fitoren, që padyshim se të gjithë jemi të lumtur më këtë fitore”, ka thënë Papuqi /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 521 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]