Main » 2013 » Shkurt » 18 » Berlusconi: Ja skema Anti-Barcelone
12:03:40
Berlusconi: Ja skema Anti-Barcelone
Berlusconi: Ja skema Anti-Barcelone
  • Foto nga AlbaniaBet

    Silvio Berlusconi


Reklama Vodafon
Milan – 18 Shkurt 2013   Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi vesh sërish petkun e trajnerit, këtë herë për sfidën e luksit të Champoions League kundër Barcelonës ku sipas analistëve, shanset që kuqezinjtë të kalojnë katalanasit janë minimale. Por presidenti e ka një recetë që preferon ta ndajë publikisht me trajnerin Massimiliano Allegri. Në kulmin e fushatës elektorale, numri një i shoqërisë milaneze nuk kursehet në këshilla. "Sugjerimi im është ky; Messi si qëndërsulmues duhet të markohet një për një". Kjo fjali mjafton që tekniku kuqezi ta mendojë mirë skemën që do të përdorë në "San Siro" për të dalë faqebardhë ndaj një prej skuadrave më të mira të historisë së futbollit. Por receta është e gjatë sepse presidenti nuk ka mbaruar. "Në skuadër kemi edhe Robinhon që është një lojtar i rëndësishëm. Edhetekniku e di që me dy sulmues ne jemi në rregull. Gjithshtu në mesfushë e mbrojtje duhet të jemi më të shpejtë për të rikuperuar topat. Nuk kam pasur kohë të flas me Allegrin për këtë çështje dhe e di shumë mirë deri ku shkojnë kompetencat e presidentit, por dua të shtoj se nëse presidenti nuk është dakort, ka të drejtë ta shkarkojë trajnerin. Gjithsesi, ky nuk është rasti i Allegrit sepse është ende në stolin e skuadrës dhe ka edhe një vit kontratë me ne", ka thënë Berlusconi. Në fund të intervistës, Berlusconi kujton kohët e vjetra kur ngriti nga themelet një skuadër që do të ndriçonte Europën. "Ne kemi ndryshuar futbollin. Unë dhe Sacchi krijuam një Milan gjithmonë padron të fushës dhe të lojës. Ajo ishte skuadra e tre holandezëve që të gjithë e gjykojnë si më të mirën e historisë së këtij sporti. Më pas erdhi Barcelona dhe besoj se këto janë dy skuadra unike dhe shembull për historinë e futbollit", përfundoi presidenti i Milan, Silvio Berlusconi. /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 455 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]