Main » 2013 » Janar » 20 » Berisha nuk largohet nga Kalmar-i
11:41:11
Berisha nuk largohet nga Kalmar-i
Berisha nuk largohet nga Kalmar-i
  • Foto nga AlbaniaBet

    Portieri i Kalmar-it Etrit Berisha


Reklama Vodafon
Kalmar – 20 Janar 2013   Etrit Berisha pritet t’i mbetet besnik ekipit suedez Kalmar. Edhe pse kishte paralajmëruar largimin nga ky ekip, portieri kosovar ka konfirmuar se do të vazhdojë ta ruajë portën e kësaj skuadra të paktën deri në verë. "Unë dua të luaj këtë sezon në Kalmar. Agjenti im ka folur në lidhje me disa ekipe të interesuara për mua nga Italia dhe deri më tani nuk ka asnjë ofertë konkrete”, ka deklaruar Berisha për mediat suedeze. "Sezonin e kaluar kemi përfunduar në vendin e dhjetë dhe për këtë nuk jam i kënaqur as unë e as ekipi. E kam ndërmend ta bëj një sezon të mirë me Kalmarin”, ka theksuar reprezentuesi i Shqipërisë. Ish portieri i 2 Korrikut ka treguar se ka aplikuar për t’u pajisur me nënshtetësi suedeze. Sipas tij, kjo do t’i ndihmojë në të ardhmen sidomos për t’u transferuar te ndonjë skuadër e madhe pasi do të llogaritet si lojtar evropian. "Tani nuk është e lehtë për të dalë në Evropë, kurse me pasaportë suedeze do të jenë shanset për të kaluar në ndonjë ekip të mirë evropian”, ka deklaruar 23 vjeçari. Gjatë dy muajve të fundit është përfolur se për përfaqësuesin shqiptar, interesim ka shfaqur ekipi italian Bologna, ai francez Evian dhe ekipi anglez Fulham. /(e.s) albaniabet/


Category: LEGJONARET | Views: 528 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]