UEFA Champions League
– 20 Shkurt 2013
Bayern Munich ka mposhtur në Emirates ekipin e Arsenalit me rezultat 3-1, duke i dhënë vetes luksin që të jetë më i lirë në ndeshjen e kthimit që mund t'i sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Edhe pse Arsenal e filloi fuqishëm, në minutën e 7-të ata pranuan golin e parë. Autor i këtij goli ishte Mueller.
Pas 21 minuta lojë, sërish shfaqet Thomas Mueller i cili thellon epërsinë për 2-0.
Në fillimin e pjesës së dytë, Podolski (55') shënoi për ta ngushtuar epërsinë dhe për t'u dhënë shpresë vendasve.
Megjithatë, as presioni i vazhdueshëm i Arsenalit nuk mjaftoi për të shënuar për barazim.
Përkundrazi, në minutën e 77-të, Mario Mandzukic mposhti portierin për të shënuar për 3-1.
Në ndeshjen e kthimit në Allianz Arena, Bayern Munich është favorit absolut megjithëse në futboll gjithçka mund të ndodhë deri në fund.
Në takimin tjetër, Porto mposhti Malagan me rezultat minimal 1-0 ndërsa autor i golit ishte Moutinho (56').
/(e.s) albaniabet/