Main » 2013 » Shkurt » 8 » Bashkimi Evropian kontroll edhe ne futboll
10:16:56
Bashkimi Evropian kontroll edhe ne futboll
Bashkimi Evropian kontroll edhe ne futboll
  • Foto nga AlbaniaBet

    Zyra qendrore e Bashkimi Evropian ne Bruksel


Reklama Vodafon
Bruksel – 08 Shkurt 2013   Bashkimi Evropian ka vendosur të normalizojë disi botën e futbollit duke kërkuar të normalizojë merkaton e lojtarëve me rregulla të reja. Në muajin prill, Brukseli do të propozojë kontrolle ndaj marrëveshjeve financiare mes klubeve për kalimin e lojtarëve, një lloj "takse fair-play” në favor të klubeve të vogla dhe një numër maksimal të lojtarëve që mund të regjistrohen për një klub brenda vitit. Studimi i një komisioni të posaçëm të ngritur për këtë çështje tregon se për merkaton shpenzohen 3 miliard euro në vit, por më pak se 2% e këtyre të ardhurave mbërrijnë te klubet e vogla që "rrisin” këta futbollistë. Për më tepër, studimi tregon se transferimet në Evropë janë trefishuar në periudhën 1995-2011, ndërsa importet e shpenzuara nga klubet për transferimet janë rritur 7 herë. Sipas Bashkimit Evropian, kjo situatë nuk i lejon klubet e vogla që t’i shmangen ndikimit që klubet e pasura kanë mbi aktivitetet dhe kontrollit që ato ushtrojnë mbi to. Në mes të propozimeve figuron edhe ajo e klauzolave të largimit të futbollistëve, të cilat me raste kapin shifra të frikshme. Bashkimi Evropian kërkon që këto shifra të jenë më të pranueshme, në mënyrë që edhe një skuadër mesatare të ketë mundësinë në një të ardhme, të synojë hapin cilësor duke afruar një lojtar të madh. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 487 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]