Main » 2013 » Shkurt » 11 » Basha, kuqezi me Norvegjine
14:14:16
Basha, kuqezi me Norvegjine
Basha, kuqezi me Norvegjine
  • Foto nga AlbaniaBet

    Migjen Basha


Reklama Vodafon
Kombetarja – 11 Shkurt 2013   Mesfushori kosovar i Torinos, Migjen Basha shumë shpjet mund të bëhet pjesë e kombëtares shqiptare. Basha me origjinë nga Suhareka, pas dy vitesh pritje, ka gjasa të mëdha që brenda pak javësh të bëhet pjesë e ekipit kuqezi. Qysh në kohën kur kombëtarja drejtohej nga kroati Josip Kuze, mesfushori i Torinos ishte i gatshëm që t’i bashkohej Shqipërisë, mirëpo FIFA ia kishte ndaluar këtë gjë, pasi që ai kishte luajtur më parë me Shpresat e Zvicrës. Mirëpo, me iniciativën e teknikut italian Gianni De Biasi, Basha mund ta realizojë ëndrrën e tij. Trajneri dhe Federata Shqiptare e Futbollit, gjatë këtyre ditëve do të tentojnë sërish ta bindin FIFA-n që 25-vjeçari ka të drejtë të luajë me ekipin kuqezi. "Pas ndeshjes me Gjeorgjinë, trajneri De Biasi më telefonoi dhe më kërkoi që ta angazhoja sërish avokatin tim që t’i drejtohet FIFA-s për rastin tim specifik”, ka thënë Basha për "Express”. "Unë bisedova me avokatin dhe brenda këtyre ditëve do t’i drejtohemi FIFA-s. Gjithashtu FSHF-ja është duke e përgatitur një dokument që t’ia dëshmojë FIFA-s se kam të drejtë të luaj me Shqipërinë”, tha mesfushori kosovar. Ai thotë se De Biasi llogarit në shërbimet e tij qysh në ndeshjen e ardhshme ndaj Norvegjisë, takim ky që luhet në muajin mars në kuadër të eliminatorëve për Kupën e Botës "Brazili 2014”. "Trajneri më tha që t’i drejtohemi sa më shpejt FIFA-s, në mënyrë që të jem i gatshëm për ndeshjen eliminatore kundër Norvegjisë, e cila luhet në mars”, ka theksuar Basha. /(e.s) albaniabet/


Category: KOMBETARJA | Views: 504 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]