Main » 2013 » Shkurt » 20 » Barcelona supersticioze, akomodohet te i njëjti hotel, të njëjtat dhoma
14:51:40
Barcelona supersticioze, akomodohet te i njëjti hotel, të njëjtat dhoma
Barcelona supersticioze, akomodohet te i njëjti hotel, të njëjtat dhoma
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruese


Reklama Vodafon
Barcelona – 20 Shkurt 2013   Barcelona është superfuqi e futbollit, por kjo nuk e pengon që të jetë disi supersticioze. Klubi spanjoll ka vendosur që në Milano të jetë në të njëjtinhotel si edhe vitin e kaluar, saktësisht më 28 mars. Ata kanë zgjedhur hotel "Rosa Grande", i cili ndodhet në qendër të qytetit. Madje, nuk mjafton me kaq zgjedhja, pasi katalanasit kanë organizuar dhe prenotuar gjithçka si në të shkuarën. Duan të njëjtat kate, të njëjtat dhoma, të njëjtat tavolina ngrënie, të njëjtin shërbim, të njëjtin prenotim të ashensorit. Gjithçka si më parë, kjo edhe për faktin se ky hotel u solli fat, pasi arritën ta eliminonin Milanin. Të mendosh që në vitin 2010, kur do të përballeshin me Interin e Jose Mourinhos, ata u akomoduan në një hotel tjetër dhe u eliminuan. Puna filloi që të hënën. U prenotuan 24 dhomat e para, të gjitha teke, ku u akomoduan drejtuesit, sponsorët dhe ndonjë përfaqësues i zyrës për shtyp të klubit. Ndërsa dje, duke filluar nga ora 09:30, nisi "bllokimi" i hotelit luksoz. Morën 110 dhoma hoteli, të gjitha teke, përveç 26 dysheve që janë për futbollistët. Në total kanë zënë 134 dhoma nga 327 që ka i gjithë hoteli, ose më saktë katin e katërt dhe të pestë. Dy ashensorë do jenë të bllokuar për klientët e tjerë dhe në dispozicion të plotë të klubit. I gjithë kati -1 do jetë i prenotuar prej tyre, ku do jetë si vendqëndrimi, por edhe ngrënia. Tavolinat do ndahen në të njëjtën mënyrë si edhe një vit më parë, gjithashtu edhe sasia e personelit. Mbase për të prishur paksa "magjinë" ka një ndryshim. Bëhet fjalë për kuzhinierin e Barçës, i cili nuk është i njëjti me atë të 28 marsit të kaluar. Ai ka porositur që të ketë në dispozicion shumë mish, perime, oriz dhe tortë për ëmbëlsirë. Gjithçka do përgatitet prej tij dhe hoteli thjesht sa do ta shërbejë. Ndërkohë, pas ndeshjes lojtarët nuk do kthehen sërish në hotel, por do nisen direkt për në Spanjë. /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 241 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]