Main » 2013 » Janar » 18 » Barcelona perkrah kalimin e Guardioles te Bavarezet
09:41:00
Barcelona perkrah kalimin e Guardioles te Bavarezet
Barcelona perkrah kalimin e Guardioles te Bavarezet
  • Foto nga AlbaniaBet

    Pep Guardiola duke festuar me Barcelonen


Reklama Vodafon
Barcelona – 18 Janar 2013   Yjet e Barcelonës përkrahin kalimin e ish trajnerit Pep Guardiola në Bayern Munich. Ata i urojnë çdo të mirë atij dhe besojnë se gjiganti bavarez është klub që i përshtatet statusit të Guardiolës. Edhe Tito Vilanova është i sigurt se shoku i tij do t’i ketë të gjitha që i nevojiten në Allianz Arena. Zyrtarë dhe futbollistë të Barcelonës kanë dhënë mbështetje të përbashkët për kalimin e ish trajnerit Pep Guardiola në Bayern Munich. Guardiola, 41 vjeç, pa qenë pa klub prej kur braktisi gjigantin katalan në fund të sezonit 2011-12 dhe ka vendosur të pushojë për një vit. Por, ai do të vazhdojë karrierën si trajner në krye të gjigantit bavarez ku do të zëvendësojë Jupp Heynckesin, nga korriku i këtij viti. Në deklaratat e tyre pas barazimit 2-2 me Malagën në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa del Rey të mërkurën mbrëma, trajneri Tito Vilanova, drejtori sportiv Andoni Zubizarretta dhe futbollistë si Carles Puyol, Javier Mascherano e Jose Pinto kanë mirëpritur lajmin. Vilanova tha se nuk ishte në dijeni për planet e Guardiolës por është i lumtur që shoku i tij është kthyer në futboll. "Jam shumë i lumtur që do të kthehet në futboll. Nuk e kam ditur se ku do të shkojë pasi bëhej fjalë për një marrëveshje konfidenciale. Nuk e di se sa skuadra tjera e kanë kërkuar ose çfarë kontrate i është ofruar, por jam i sigurt se të gjitha ishin të nivelit më të lartë. Ai pati kohë të mendoj se ku do të shkojë. Bayerni është klub historik. Ata kanë fituar katër herë Ligën e Kampionëve dhe objektet e punës i kanë fantastike”, deklaroi Vilanova. Zubizarreta tha se kombinimi i Guardiolës dhe Bayernit iu duk i arsyeshëm. "Jam shumë i kënaqur për të. Kjo nënkupton se ai ka pushuar mirë dhe është gati të kthehet në botën e futbollit. Bayern është klub që mund t’ju ofrojë një projekt stabil dhe po ashtu ka skuadër të përbërë nga futbollistë të mirë. Ai e gjeti atë që kërkonte dhe jam i lumtur për të”, deklaroi Zubizarreta. Kapiteni i Barcelonës, Puyol i uroi çdo të mirë ish trajnerit të tij dhe shtoi: "Ata (Bayern) janë ekip shumë i mirë, dhe ai është trajner fantastik. Ai do të shkojë te një prej skuadrave më të mëdha në Evropë”. Mascherano tha se Bayerni do t’i përshtatet Guardiolës. "Ishte pritur që ai të drejtojë një skuadër të madhe dhe Bayerni është i tillë. Ata kanë shumë lojtarë gjerman, filozofi të definuar dhe stil të lojës”. Portieri i dytë Pinto u shpreh se: "Nëse Guardiola është i lumtur, jemi edhe ne”. Gjatë një interviste para publikimit të lajmit për marrëveshjen me Bayernin, Guardiola tha për FIFA.com se sjellja e lumturisë në ekip ishte po aq e rëndësishme për të sa edhe fitimi i titujve. "Kur kam filluar te Barcelona nuk kam shkuar në punë duke menduar për fitimin e titujve në maj. Duhet të kaloni mirë, t’i nxitni futbollistët të bëjnë atë që ju mendoni se është më së miri për ta dhe që nevojitet për të fituar ndeshjet. Ideja është të kënaqeni në lojë”, u shpreh Guardiola. /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 154 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]