Main » 2013 » Shkurt » 16 » Balotelli shënon sërish , tjetër gol me peshë për Milanin
09:41:10
Balotelli shënon sërish , tjetër gol me peshë për Milanin
Balotelli shënon sërish , tjetër gol me peshë për Milanin
  • Foto nga AlbaniaBet

    Mario Balotelli duke festuar


Reklama Vodafon
SERIA A – 16 Shkurt 2013   Mario Baloteli po tregohet gjithnjë e më shumë vendimtar për Milanin me golat e tij, duke bërë që drejtuesit e kësaj skuadre të mos pendohen për shumën që kanë paguar për ta transferuar nga Anglia. Ish-sulmuesi i Mançester Cityt ka shënuar sot golin e tij të katërt në tre ndeshjet që është aktivizuar me skuadrën e re, ndërsa i ka dhënë tri pikë të tjera të vlefshme skuadrës së tij në fitoren 2-1 ndaj Parmës. Në takimin e luajtur në "San Siro”, përballë një skuadre mjaft në formë, Milani ka arritur të dominojë në lojë, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Por ndihma i ka ardhur pikërisht nga lojtarët kundërshtarë pasi ka qenë Paleta i cili në minutën e 39-të ka devijuar topin në portën e tij. Për të mbyllur ndeshjen në pjesën e dytë ka menduar i zakonshmi Mario Baloteli, i cili këtë radhë ka shënuar me një goditje dënimi të shkëlqyer në minutën e 78-të, ndërsa goli i Sansone në minutën e 3-të shtesë të takimit ka shërbyer vetëm si ngushëllim për ekipin e Donadonit. Me këtë sukses, Milani ngjitet përkohësisht në vendin e tretë në renditje, duke i vënë nën trysni si Lacion, ashtu edhe Interin, që kanë humbur diferencën e ndjeshme që kishin ndaj kuqezinjve deri pak javë më pare. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 166 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]