Main » 2013 » Shkurt » 15 » Balotelli kuotohet per postin e Papes se ri. Bastet jane te hapura
10:30:29
Balotelli kuotohet per postin e Papes se ri. Bastet jane te hapura
Balotelli kuotohet per postin e Papes se ri. Bastet jane te hapura
  • Foto nga AlbaniaBet

    Mario Balotelit


Reklama Vodafon
VATIKAN – 15 Shkurt 2013   Lajmi se Papa Racinger do të largohet nga detyra e tij dhe duhet zgjedhur një tjetër numër 1 i kishës katolike, ka bërë që kompanitë e basteve të vihen në punë duke publikuar koeficientet e atyre që cilësohen kandidatët për të zënë vendin e tij Por ironikisht, në këtë listë nuk figurojnë vetëm figurat kishtare apo njerëz që kanë lidhje direkte me Vatikanin. Në listë çuditërisht figurojnë edhe emra që kanë të bëjnë shumë pak me fenë, si ai i Jose Murinjos apo Mario Balotelit. Disa kompani bastesh në Angli kanë radhitur Murinjon mes kandidatëve, me koeficientin 1000 për çdo euro që vendos për trajnerin portugez. Kjo shifër dyfishohet nëse ti mendon se do të jetë Mario Baloteli ai që do të emërohet si Papa i ri në fund të muajit të ardhshëm, ndërsa kompanitë e basteve do të paguajnë 10 mijë euro për çdo euro të vënë mbi Lens Armstrong, nëse ish-çiklisti ulet në fronin më të lartë të kishës katolike. Ndërkohë, kuota më të pranueshme janë ato që janë caktuar për kandidatët realë për fronin më të lartë të kishës katolike. Nigeriani Francis Arinze është ndër kandidatët kryesorë me koeficient 3.5, ashtu si kanadezi Mark Ouelet apo ganezi Peter Turkson, të cilët kanë koeficientin 4.5. Pas tyre vjen italiani Angelo Skola me koeficientin 5. Sipas kompanive të basteve, zgjedhja do të bëhet shumë shpejt, me koeficientin 3 nëse zgjidhet që në mbledhjen e parë të Konklavës dhe 2.62 nëse zgjidhet në të dytën. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 172 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]