Main » 2013 » Shkurt » 22 » Atletiko Madrid eliminohet, Lazio vazhdon endrren
10:00:20
Atletiko Madrid eliminohet, Lazio vazhdon endrren
Atletiko Madrid eliminohet, Lazio vazhdon endrren
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruese


Reklama Vodafon
Europa League – 22 Shkurt 2013   Kampionët në fuqi të Europa League, spanjollët e Atletiko Madrid, i kanë dhënë lamtumirën këtij turneu pasi janë eliminuar nga Rubin Kazan, duke u bërë "viktima” më e rëndësishme e këtij turi. Madrilenët janë mundur 2-0 në ndeshjen e parë në fushën e tyre dhe sot pritej që të provonin në çdo mënyrë për të siguruar kualifikimin. Por Falkao ka arritur të shënojë shumë vonë golin për skuadrën e tij, në minutën e 84-t të ndeshjes, dhe si rrjedhojë, spanjollët e i kanë dhënë lamtumirën këtij turneu. Ndërkohë, të thjeshta kanë qenë kualifikimet e skuadrave italiane, Inter dhe Lacio. Të parët, pas fitores 2-0 në takimin parë në Milano, kanë fituar 3-0 në transfertë përballë Kluj në Rumani. Ndërsa Lacio ka fituar 2-0 në ndeshjen e saj përballë Borusia Mynshegladbah, të cilës i kishte rrëmbyer një barazim spektakolar 3-3 në takimin e parë. Më të vështira kanë qenë kualifikimet e skuadrave angleze në turin tjetër të aktivitetit. Pas barazimit 0-0 në shtëpi, Njukasëllit i është dashur një penallti e Shola Ameobi në transfertë për të kaluar turin. Ndërsa Totenhemi ka qenë shumë pranë lamtumirës në këtë turne, pasi deri në minutën e fundit po mundej nga Olimpik Lion. Por pastaj një gol i Dembele ka bërë që ndeshja të mbyllet në barazim dhe skuadra angleze të kualifikohet falë golavarazhit më të mirë, pasi kishte fituar 2-1 në sfidën e parë në Londër. /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 659 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]