Main » 2013 » Shkurt » 14 » Armando Sadiku ndeshkon me 2 gola ish skuadren e tij
13:08:43
Armando Sadiku ndeshkon me 2 gola ish skuadren e tij
Armando Sadiku ndeshkon me 2 gola ish skuadren e tij
  • Foto nga AlbaniaBet

    Armando Sadiku


Reklama Vodafon
LEGJONARET – 14 Shkurt 2013   Armando Sadiku është goleadori i momentit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi dy gola në fitoren 0-3 të Luganos, në fushën e Locarnos (ish skuadra e Sadikut gjatë sezonit të shkuar). Kështu, elbasanasi e nis në mënyrën më të mirë vitin 2013 në kampionat, duke shtuar edhe diferencën e golave në krye të listës së golashënuesve, në Challenge League (kampionati i kategorisë së dytë në Zvicër). Serinë e golave e hapi Daniele Ruso në minutën e 34-t, pasi më parë Francesko Ruso (i vëllai) kishte pritur një penallti akorduar vendësve. Ndërsa në minutën e 42-të nisi edhe show i Sadikut: top në krah të djathë të sulmit të Luganos, mesfushori Rej pason vertikalisht për Sadikun, i cili në hyrje të zonës gjuan me të parën duke shtangur portierin Mitroviç. Me kaq mbaron pjesa e parë. Por në fraksionin e dytë të lojës, sulmuesi do bëhej edhe një herë protagonist: arbitri nuk sheh një goditje dënimi pro Lokarnos, me lojtarët që protestojnë dhe aty Sadiku nuk e zgjat, por merr menjëherë topin dhe në kundërsulm, thuajse pa mbrojtës përpara, ballë për ballë me portierin, shënon golin e tretë për Luganon dhe të dytin personal. Ky ishte goli i tretë që Sadiku i shënonte ishskuadrës së tij. Edhe në ndeshjen e 25 nëntorit (Lokarno- Lugano 0-3), sulmuesi shqiptar ishte autor i njërit prej golave. Ai ka shënuar edhe në përballjen ndaj Uinterthur (Lugano-Uinterthur 1-2), ndaj Vohlen (Vohlen-Lugano 1-1), ndaj Araut dopietë (Lugano- Arau 3-3), Biel-Biene (Biel-Biene- Lugano 1-1) dhe sërish ndaj Araut (Arau-Lugano 3-1), Vohlen një dopietë (Lugano- Vohlen 4-1) dhe Biel-Biene (Lugano-Biel-Biene 4-0). Ndaj nuk është çudi që lojtari prodhon ende lajme merkatoje (kujtojmë se në këtë vend merkatoja vazhdon deri në fund të këtij muaji). Sipas mediave helvete, sulmuesi është në orbitën e dy skuadrave nga Superiorja e këtij vendi: Luzerni dhe St.Gallen. /(e.s) albaniabet/


Category: LEGJONARET | Views: 159 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]