Main » 2013 » Janar » 21 » Ancelotti te Arsenal dhe Wenger te PSG ?
10:05:49
Ancelotti te Arsenal dhe Wenger te PSG ?
Ancelotti te Arsenal dhe Wenger te PSG ?
  • Foto nga AlbaniaBet

    Arsene Wenger dhe Carlo Ancelotti


Reklama Vodafon
PSG vs Arsenal – 21 Janar 2013   Paris Saint Germain po behet gati qe t’i ofroje Arsene Wenger nje kontrate marramendese prej 30 milion paund qe te largohet nga Arsenali dhe te kthehet ne kryeqytetin francez per te zevendesuar Carlo Ancelottin. Kontrata e Wenger perfundon ne vitin 2014 por me Pep Guardiolen qe zyrtarizoi transferimin te Bayern Munchen dhe Jose Mourinhon qe ka bere te qarte se preferon Angline, PSG mendon se trajneri i Arsenalit eshte alternativa me e mire e mundshme qe ka mbetur ne qarkullim. Edhe tekniku italian do te ishte gati te kthehej perseri ne Londer, pasi mendon se ka ende per te dhene ne futbollin anglez, pas shkarkimit te parakohshem nga drejtimi i Chelseat. Pronaret e PSG kane vene ne tavolinen e bisedimeve nje kontrate trevjecare prej 10 milion paund ne vit per teknikun francez, 3 milion paund me shume sesa perfiton aktualisht te "topcinjte”. Por Wenger njihet per besnikerine qe ka shfaqur edhe ne ta kaluaren ndaj klubeve ku eshte punesuar, ndaj parisienet me shume mundesi do te duhet te presin edhe nje vit derisa atij t’i perfundoje kontrata ekzistuese. Presidenti i PSG, Naser al-Khelaifi eshte nje mik i Wenger, pasi trajneri francez ka punuar bashke me te per televizionin "Al Jazeera”. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 166 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]