Main » 2013 » Shkurt » 13 » Ancelotti: Ibra? Jo per karton te kuq (VIDEO)
09:46:49
Ancelotti: Ibra? Jo per karton te kuq (VIDEO)
Ancelotti: Ibra? Jo per karton te kuq (VIDEO)
  • Foto nga AlbaniaBet

    Zlatan Ibrahimoviç


Reklama Vodafon
UEFA CHAMPIONS LEAGUE – 13 Shkurt 2013   Zlatan Ibrahimoviç nuk është në Champions League ashtu siç e tregon veten në kampionat. Kryegoleadori i parizienëve dhe i Ligue I përveçse nuk arriti të shënoi në fitoren e djeshme nëValencia 1-2 por në fund u ndëshkua edhe me karton të kuq. Pas ndeshjes trajneri i PSG Carlo Ancelotti u shpreh se suedezi nuk e meritonte një gjë të tillë pasi ishte thjesht njëdyluftim. "Kartonin e kuq të Ibrahimoviçit nuk e kuptova aspak. Ai pati një dyluftim për topin dhe asgjë të jashtëzakonshme. Ishte i pamerituar, por ky është futbolli. Do ishim më të qetë nëse nuk do pësonim golin në fund. Gjithsesi, ndeshjen e kthimit e zhvillojmë në fushën tonë dhe do luajmë sërish për fitore. Valencia tregoi se është një skuadër e fortë", deklaroi trajneri i PSG, Carlo Ancelotti. PSG dhe tekniku i saj mund të ngushëllohen me faktin se çerekfinalet janë shumë pranë dhe atëherë bomberi i tyre mund të jetë gati. /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 393 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]