Main » 2013 » Shkurt » 21 » Alegri: E merituam fitoren
10:15:38
Alegri: E merituam fitoren
Alegri: E merituam fitoren
  • Foto nga AlbaniaBet

    Masimiliano Alegri


Reklama Vodafon
Milan – 21 Shkurt 2013   Fitorja 2-0 e Milanit ndaj Barcelonës ka lumturuar Masimiliano Alegrin, trajnerin e kuqezinjve, i cili mendon se ky sukses është mëse i merituar. "Fitorja është e merituar dhe është e të gjithëve. Kemi bërë një ndeshje të mirë në aspektin mbrojtës, duke fituar shumë herë topin, ishim të aftë të ngushtonim rrezen e veprimit të Mesit dhe të mos humbnim durimin përballë lojës së tyre me mbajtjen e gjatë të topit. Duhej të kishim shënuar golin e tretë dhe ky rezultat nuk është i mjaftueshëm për të kaluar turin, ndaj në Barcelonë duhet të shkojmë me të njëjtin përqendrim”. "Në pjesën e parë kishim në favor situata të ndryshme, por gabuam pasimin e fundit, ishim shumë më mirë në pjesën e dytë. Jam i lumtur, ishte një mbrëmje e shkëlqyer sepse Barcelona nuk gjuajti asnjëherë në portë. Tani kemi tre ditë pushim për të karikuar bateritë për derbin, një tjetër ndeshje e vështirë”, tha Alegri pas ndeshjes. Vlerësimet për trajnerin kanë ardhur edhe nga administratori i klubit, Adriano Galiani. "U paraqitëm shumë mirë dhe dua të them se trajneri ynë ishte shumë i aftë. Ishim në gjendje që t’i ndalonim Barcelonës mundësinë që të hynte në zonë. Këtë herë kemi bërë ndeshjen perfekte”, tha Galiani. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 639 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]