Main » 2013 » Janar » 18 » Alarm!!! Juventus ne infermjeri
10:05:44
Alarm!!! Juventus ne infermjeri
Alarm!!! Juventus ne infermjeri
  • Foto nga AlbaniaBet

    Andrea Pirlo


Reklama Vodafon
Juventus – 18 Janar 2013   Probleme për Antonio Conten në vigjilje të sfidës kundër Udineses në Torino, e vlefshme për javën e 21 të Serie A. Andrea Pirlo nuk është stërvitur me skuadrën për shkak të lodhjes së muskulit në pulpën e djathtë, ndërsa Arturo Vidal ka munguar për arsye të dëmtimit në kaviljen e djathtë. Të dy futbollistët kanë marë mjekimet e duhura nga stafi mjekësor, ndërsa Marchisio ka kryer një seancë të diferencuar, në mënyrë që të arrijë formën e tij më të mirë. Në këtë mënyrë reparti më i mirë i Juventusit duket në emergjencë të plotë pasi Antonio Conte duhet të rimodelojë mesfushën që me shumë mundësi mund të humbasë të paktën Pirlon dhe Vidal. Por një tjetër mungesë për "Zonjën e Vjetër" mund të jetë edhe në sulm ku Fabio Quagliarella ka përfunduar përpara kohe seancën stërvitore për shkak të dëmtimit të tendinës në kofshën e majtë. Në këtë mënyrë infermieria e Juventusit është mbushur plot dhe gjendja e futbollistëve do të vlerësohet në ditët në vijim. Përballja me Udinesen mer një rëndësi të vecantë pasi kampionët në fuqi kanë marë vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit të Serie A, duke rihapur plotësisht garën për titull. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 180 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]