Main » 2013 » Janar » 19 » Agim Ibrahimi prane kalimit te Rubin Kazan
09:23:13
Agim Ibrahimi prane kalimit te Rubin Kazan
Agim Ibrahimi prane kalimit te Rubin Kazan
  • Foto nga AlbaniaBet

    Agim Ibrahimi


Reklama Vodafon
Rubin Kazan – 19 Janar 2013   Futbollisti i njohur shqiptar, Agim Ibrahimi në këtë afat kalimtar mund të ndahet me Mariborin për ta vazhduar karrierën në ndonjë skuadër më të madhe. Falë paraqitjeve të shkëlqyeshme që i pati gjatë vitit të kaluar me ekipin slloven dhe me Kombëtaren e Maqedonisë, sulmuesi shqiptar është bërë dëshirë e disa skuadrave të njohura. Mirëpo, skuadra e njohur ruse Rubin Kazan aktualisht është më e interesuara për t’i siguruar shërbimet e futbollistit më të mirë të vitit në Maqedoni, i cili po ashtu është shpallur edhe lojtari më i mirë i huaj në Slloveni. Këtë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i Mariborit, Zlatko Zahoviq, i cili ka paralajmëruar se skuadra e tij në çdo moment mund të mbetet pa shqiptarin, edhe pse me të ka kontratë deri në vitin 2015. Siç raporton ‘Makedonski Sport’, Zahoviq ka treguar se për tetovarin kanë shprehur interesim edhe disa ekipe gjermane, emrat e të cilave slloveni nuk ka dashur t’i publikojë. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 158 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]