Main » 2013 » Shkurt » 19 » A do te preket rrjeta e portiere Manuel Neuer per 2013 ?
09:59:08
A do te preket rrjeta e portiere Manuel Neuer per 2013 ?
A do te preket rrjeta e portiere Manuel Neuer per 2013 ?
  • Foto nga AlbaniaBet

    Manuel Neuer


Reklama Vodafon
UEFA Champions League – 19 Shkurt 2013   Manuel Neuer ka më shumë se 450 minuta që nuk ka pësuar gol, ndërsa nuk ka pasur nevojë të nxjerrë topin nga rrjeta në vitin 2013, pasi gjatë 5 ndeshjeve të luajtura në Bundesligë gjatë këtij vitit, nuk ka pësuar asnjë gol. Pësimi i vetëm 7 golave në 22 ndeshje të kampionatit, ku vetëm 1 prej tyre është pësuar jashtë fushe, si dhe rreth 500 minuta pa bërë asnjë pritje për shkak se kundërshtarët nuk arrijnë deri në zonën e tij, kanë bërë që Manuel Neuertë fillojë të mërzitet. "Disa herë mund të thuash se është e mërzitshme të jesh në portë te Bajern Mynih. Sekreti është se ne mbrojmë shumë mirë si skuadër. Mbyllim mirë çdo hapësirë dhe mund ta shihni vetë këtë gjë nga fakti se kemi pësuar vetëm 7 gola në Bundesligë në të gjithë sezonin”, tha portieri i cili për ndeshjen kundër Arsenalit do të veshe një dorashkë të veçantë me vetëm 4 gishta, për shkak të dëmtimit që pësoi pak ditë më parë dhe që do e detyrojë të mbajë dy gishta të lidhur bashkë. Faktin se mbrojtja hermetike e Bajernit nuk bazohet te individët, por të loja e grupit, e ka pranuar edhe trajneri Jup Heinkes. "Jemi përmirësuar në këtë sezon, jemi më të mirë në mbrojtje dhe në ndërrimin e pozicioneve. Gjëja që më kënaq më shumë është se çdo lojtar ka filluar ta kuptojë se duhet të mbrojë dhe të sulmojë. Çdo lojtar e bën një gjë të tillë. Ata sulmojnë të gjithë bashkë dhe mbrojnë të gjithë bashkë”. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 156 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]